Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 Historike: Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit!

 Historike: Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit!
May 18
16:21 2018

 

Nëse mendoni se Era Istrefi po bën pushime tanimë, gaboheni!

Burime pranë Prive.al kanë bërë me dije se këngëtarja shqiptare nga Kosova do të jetë zëri zyrtar i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Me një këngë të prodhuar nga Dj Deeplo dhe në bashkëpunim me Ëill Smith, Era Istrefi kthehet në shqiptaren e parë realizon diçka të tillë.

Burime pranë këngëtares kanë treguar gjithashtu se xhirimet e klipit të kësaj kënge do të fillojnë nesër.

Botërori do të mbahet nga 14 qershori deri në 15 korrik në Rusi dhe është ngjarja sportive më e ndjekur në planet me milliarda shikues.

E pra, duket se dalëngadalë, ylli që shkëlqeu me “BonBon” do të rikshkruajë edhe njëherë historinë në muzikën shqiptare!

Go Era! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje