Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hatërmbetje për pikët, Ardit Çuni lexon live mesazhet e shkëmbyera me Eneda Tarifën: Nuk i duroj dot pafytyrësitë!

Hatërmbetje për pikët, Ardit Çuni lexon live mesazhet e shkëmbyera me Eneda Tarifën: Nuk i duroj dot pafytyrësitë!
December 08
22:39 2019

Gjithmonë pas përfundimit të “Këngës Magjike” artistat shprehin pakënaqësitë me kolegët e tyre. Dalin të zhgënjyer nga votimet dhe pikët që i kanë dhënë njëri-tjetrit. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me këngëtarin Ardit Çuni. Ai ka është shprehur shumë i zhgënjyer me Eneda Tarifën të cilën e ka mike dhe se ia kishte përgëzuar shumë këngën e tij “Frymë”.

I ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, Arditi ka lexuar mesazhet që ka shkëmbyer me Enedën dhe shprehet i habitur për këtë veprim të sajin.

Unë me Eneden jemi miq prej kohësh. Ajo që më lëndon më shumë është se unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të reagoja por mbrëmë u shokova, po shikoja “Këngën Magjike” me prindërit dhe ata e dinë miqësinë time me Enedën. Kur dha pikët Eneda kuptova se ajo më ka dhënë 0 pikë. I shkruaj Enedës pasi mori çmimin dhe i kam thënë, e di që po pret një mesazh urimi, por gjithsesi duhet të të them turp që më le me 0 pikë.Kushdo qofsha unë besoj, e para kënga që kisha, e dyta ne të dy miqësisht nuk ishim për 0 pikë. Unë nuk dua të më votojë askush për miqësi, por në momentin që ti shpërndan këngën time, momentin që ti bën një video dhe thua sa yll kënga, yll ti, yll performanca, kënga ime votohet me 0 pikë. Ndërkohë që Enedën e kam parë gjithë kohës me Florin sigurisht mendoja që mund të jetë bërë siç ka ndodhur vitin e kaluar që pikët t’i kenë bërë bashkë dhe i them ndoshta vendos dhe producenti jot i dashur për pikët e tua, gjithsesi nuk doja ta bëja publike, por për aq sa të kam vlerësuar unë ty vendosa të ta dërgoj në privat. Në orën 3 të mëngjesit shoh një mesazh nga Eneda që më shkruan: Meqë ti ke vendosur ta bësh publike, bëjë publike, në të kundër mesazhet do ja çoj Florit. Se çfarë donte të thoshte Eneda me këtë unë nuk e di dhe i thashë mos u shqetëso sepse Florit ia kam çuar mesazhin të parit.E kisha detyrë morale ta vija në dijeni dhe Florin për këtë gjë që kishte ndodhur, shprehet Ardit Çuni.

Share