Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harry Styles dhe Kendall Jenner sërish bashkë?

April 10
12:44 2016

...

...
Picture 1 of 2

Mos ndoshta kemi udhëtuar me një makinë kohe dhe jemi kthyer një vit pas?

Harry Styles dhe Kendall Jenner janë pikasur teksa kanë dalë bashkë në Los Anxhelos këtë fundjavë, edhe pse ende nuk kemi një ide se si është marrëdhënia e tyre aktualisht. Ne e dimë të gjithë se të dy e kaluan vitin e ri jashtë duke u ngacmuar e  relaksuar në jaht në Anguilla. Më vonë, kur njerëzit dëshmuan përmes fakteve se mes tyre ishin shkëmbyer puthje, të gjithë, duke nisur nga klani Kardashian e deri te Selena Gomez, kishin diçka për të thënë rreth lidhjes së tyre. Nga veprimet e tyre, në kundërshtim me atë që ka thënë Selena,themi se ndoshta ata janë kthyer bashkë sërish.

 

Por prisni, çfarë kemi këtu? Janë Jenner dhe Styles për drekë në L.A  dhe të dy të kombinuar me të verdha! Një përdorues i Instagram-it ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të Kendall dhe Harry-t nën hashtag-un: “Uh, këta të mallkuar ma prishën drekën sërish!”. Edhe pse nuk jemi fort të sigurt se çfarë po bëjnë, mund të themi se Styles i veshur në këtë ngjyrë duket shumë bukur, aq sa nuk dimë nëse do duam ta shohim të veshur ndryshe

Komento
Etiketimet
Shperndaje