Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Habibi” e Fifit një kritikë e hapur për Tayna-n e Rinën

“Habibi” e Fifit një kritikë e hapur për Tayna-n e Rinën
August 22
15:44 2018

Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi ditën e djeshme ka publikuar këngën e saj më të re “Habibi” një bashkëpunim me reperen marokene Lamar.
Fifi është një ndër vajzat që i ka treguar aftësitë e saj vokale jo vetëm në rep por edhe në balada të forta edhe pse më së shumti fansat e pëlqejnë kur ajo repon. E ftuar pak javë më parë në “Thumb” këngëtarja kritikoi rperet e reja, Taynan dhe Rinën që i bëjnë diss-e njëra tjetrës dhe thonë se janë më të mirat në atë që bëjnë.

“S’ka lidhje nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që unë jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një professor që po i rrit me tekste. Nuk i di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar u uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit drogës dhe lëndëve narkotike në këtë rast. Ishalla kthjellojnë. Repi është revolucion jo drogë dhe prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin, flitet për gjëra që nuk ia vlen fare të diskutohet për to. Harrojmë që jemi në Shqipëri. “,- është shprehur Fifi.
E pikërisht kënga e fundit e Fifit është një diss ndaj këtyre vajzave të reja që mendojnë se po bëjnë hip-hop. Janë disa vargje në fakt që të bëjnë të dyshosh se këngëtarja thumbon Taynan dhe Rinën.
“Ass fat, beli i hollë coca-cola”,- thotë Tayna në këngën e saj “Shqipe”.
Ndërkohë në nga vargjet e këngës së re Fifi thotë: “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.”
A nuk mendoni edhe ju se është një diss i dukshëm? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje