Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Granit Xhaka shkëputet nga futbolli: “Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”

Granit Xhaka shkëputet nga futbolli: “Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”
September 09
19:09 2019

Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë, që tashmë gëzon një karrierë të suksesshme disa vjeçare. Por ka ardhur momenti që ai të bëjë një shkëputje nga futbolli, për shkak të prioriteteve. Ai së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe duke qenë se partnerja e tij, Leonita është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Graniti ka vendosur t’i qëndrojë pranë.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua.”- është shprehur ai.

Pritet që Leonita të lindë në mes të tetorit, dhe rrjedhimisht Xhakës i duhet të humbasë ndeshjet me Irlandën dhe Danimarkën, për kualifikueset e Europianit.

Burimi:Panorama.com.al

Share