Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gjykata e Tiranës dënon me 15 ditë burg Hermes Nikaj

Gjykata e Tiranës dënon me 15 ditë burg Hermes Nikaj
November 30
15:45 2019

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Sipas policisë, Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. Kështu, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 ditë burgim Hermesin.

 

Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena. Ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pasi rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, duke folur me “Zogun e Tiranës” për vajzat dhe klientët.

Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Share