Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Gjuj, gjuj nëse ta mban…”- Elita dhe Gjiko i drejtojnë armët njëri tjetrit, me kuptimin e plotë të fjalës

“Gjuj, gjuj nëse ta mban…”- Elita dhe Gjiko i drejtojnë armët njëri tjetrit, me kuptimin e plotë të fjalës
October 30
20:37 2018

Reperit të njohur Gjiko dhe bashkëshortes së tij, moderatores Elita Rudi, i ndodh shpesh të jenë në qendër të lajmeve rozë, për shkak të marrdhënies apo dashurisë së tyre.

Por ky nuk është rasti. Kësaj rradhe ata nuk kanë ndarë në rrjetet sociale një foto apo video ku “festojnë” për dashurinë e tyre apo i bëjnë dedikime njëri tjetrit. Ka qenë Gjiko që në llogarinë e tij në Instagram ka hedhur një foto ku çifti I drejton armët njëri tjetrit, literalisht.

Në një ambjent të hapur dhe në një kohë që duket sikur po perëndon dielli shfaqen Gjiko dhe Elita përballë njëri tjetrit në versionin “Mr&Mrs Smith”. Edhe pse komentet e ndjekësve të tyre kanë qenë të tipit “Avash se sa u martuat” apo “Kaq shpejtë filluat ju”  kjo pozë sigurisht që nuk është shkrepur nga përditshmëria e martesës së tyre. Me shumë mundësi është ndonjë pjesë nga xhirimet e videoklipit të ri të Gjikos, ose e ndonjë bashkëpunimi të të dyve, mos harroni dhe që Elita këndon.

Ndër komentet e tjera, ne veçojmë atë që ka bërë vetë Elita në foto: “Gjuj, gjuj nëse tam ban b***!”. Gjithsesi ende nuk e dimë se çfarë janë duke “gatuar” Gjiko me bashkëshorten e tij, por çfarëdo që të jetë mezi po presim ta shohim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje