Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjërat po bëhen serioze, supermodelja kalon Shën Valentinin me këngëtarin 23 vite më të vogël

Gjërat po bëhen serioze, supermodelja kalon Shën Valentinin me këngëtarin 23 vite më të vogël
February 17
15:38 2019

Marrëdhënia mes Liam Payne dhe Naomi Campbell sa vjen e bëhet më e afërt.

Supermodelja dhe këngëtari i njohur e kanë kaluar Shën Valentinin bashkë, sikurse raporton edhe “The Sun”.

Këngëtari 25-vjeçar fluturoi menjëherë nga Londra në Nju Jork për të kaluar një natë të veçantë me supermodelen 48-vjeçare, pavarësisht se “The Sun” raportoi se ajo “e paralajmëroi yllin e One Direction që të mos bëhet shumë i lidhur me të”.

Çifti organizoi një ditë të këndshme në banesën e Naomi-t në Big Apple, nga ku Liam, 25 vjeç, ishte parë duke dalë të premten.

“Naomi i ka thënë Liam se ajo po e shijon argëtimin me të, por kjo është e gjitha që është e gatshme të japë për momentin. Ajo ka thënë se nuk dëshiron një marrëdhënie të përkushtuar në këtë fazë”.

Që pas ndarjes nga Charyl Cole në korrik të vitit të kaluar, Liam nuk ishte përfolur për ndonjë lidhje tjetër, deri kur komentoi në një foto të modeles së njohur, dhe  mediat filluan të aludonin për një lidhje mes tyre, që mesa duket po rezulton e vërtetë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje