Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Getoari dhe tri germat që fshehin një sekret të madh

Getoari dhe tri germat që fshehin një sekret të madh
March 25
18:31 2016

 

Ai është çifti më i përfolur i momentit. Nga njëra anë ai, një prej reperave më të famshëm ndër trojet shqiptare, nga ana tjetër biondja bukuroshe, që do ta ëndërronte çdo mashkull.
Duket se këto kohë një rol jo të vogël në bashkimin e dy shteteve po luajnë edhe Getoari e Marina. Përfliten kudo nëpër portalet online, nëpër gazetat apo revistat rozë, në Kosovë e Shqipëri, pavarësisht se prapaskenat e lidhjes së tyre nuk janë shumë të qarta. Por, përpos këtyre gjërave, a ju ka kapur ndonjëherë syri një element që “i bashkon” të dy personazhet?
Getoari, Ghetto Gold, Ghetto Geasy, Geti nuk ka reshtur kurrë së surprizuari me pseudonimet e tij, por më i famshmi sot është MMV (Ma i madhi n’vend). Sigurisht që ky është zbërthimi që kushdo mund t’i bëjë MMV-së së njohur, madje edhe vetë Getoari mund të jetë më se i bindur për këtë. Por po sikur t’ju themi që pas këtyre tri germave fshihet diçka tjetër e tipit “Me Marina Vjollcën”?
E pra, kjo mund të ketë qenë më së miri një shenjë e fatit. Një MMV për t’u bërë tatuazh në artin e tij, por që fshihte një mesazh tjetër? Do të ishte vërtet interesante sikur krejt rastësisht një MMV të shënjonte para kohe historinë e dashurisë së dy personazheve, apo jo? Gjithsesi, duke u uruar jetë të lumtur bashkë, në të mirë të Marinës shpresojmë shumë që Getoarit të mos i shkojë mendja të ndërrojë emrin e artit…

Komento
Shperndaje