Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Getinjo dhe Mozzik, përtej muzikës ka disa gjëra që i bëjnë të dalin nga profili i një reperi dhe të bëhen seriozë!

Getinjo dhe Mozzik, përtej muzikës ka disa gjëra që i bëjnë të dalin nga profili i një reperi dhe të bëhen seriozë!
October 12
17:15 2018

Getinjo dhe Mozzik janë dy nga reperat më të dëgjuar të momentit. Fansat ata i kanë të shumtë, në Shqipëri, në Kosovë e madje edhe jashtë kufijve tanë kjo sepse prej disa kohësh ata kanë zgjedhur të bëjnë muzikë për të gjithë, duke fituar kështu edhe shumë publik të huaj.

Duke parë profilin e tyre në Instagram, vumë re se pavarësisht drejtimit të tyre muzikor, rep, çunat kanë treguar se dinë të jenë edhe serioz. Pavarësisht se në klipe i shohim me sjellje apo veshjet standarte të një reperi, ata kanë treguar se tek-tuk vijnë edhe serioz, edhe class.

Nuk është e nevojshme t’ju numërojmë rastet kur Getinjo dhe Mozzik kanë treguar se janë repera. Çdo këngë që mban emrin e tyre dhe është shndërruar në hit, tregon se ata publiku i do pikërisht sepse bëjnë repin që bëjnë, të zhurmshëm, ndryshe, stil, gansta apo çfarëdo qoftë.

Më mirë po u tregojmë rastet kur ndryshojnë: serioz në fjalë e serioz në veshje!

Mozzik bëhet serioz dhe i shkon kaq shumë sa herë që flet për dashurinë, më saktë sa herë që flet për Loredanën. Prej muajsh tashmë ajo për të është “gruaja e tij” dhe kurrsesi fjalët plot dashuri që thotë për të, nuk mund të jenë shaka e as thjesht vargje të lidhura për një këngë. Çdo fjalë e “Madam” i është dedikuar pikërisht asaj ndaj edhe kjo këngë u shndërrua në hit.

Getinjo por edhe vëllai i tij bëhen serioz kur vjen puna tek familja. Që në fillimet e tyre e kanë treguar se falë tyre ata janë sot personazhe dhe kanë arritur të jenë në pozitat e sotme vetëm falë mbështetjes së tyre.  Sa herë që bëjnë nga një postim për familjen, çunat nuk kursejnë fjalët e përzemërta e të sinqerta, larg rrëmujës së dialogut të një reperi por shumë pranë ndjenjave  e fjalëve që përcjellin dashuri.

 

View this post on Instagram

 

ALL THAT I AM OR HOPE TO BE…I OWE TO MY MOTHER ❤️

A post shared by I’CAN’BE’YOUR’STEP’FATHER (@getinjo) on

Mozzik dhe Getinjo bëhen serioz sa herë që vjen puna tek fansat. Më saktë ata refuzojnë që ti quajnë shpesh “fansa” duke i konsideruar miq, pasi sipas tyre secili që i përkah krijon një vend të veçantë në zemrën e tyre.

 

View this post on Instagram

 

Sapo mbusha 23 vite ! Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot,e çdo të mirë në jetë që zuri vend,e do vazhdoj kshtu inshallah edhe shumë vite tjera . Faleminderit Familjës qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që ti bëj krenar me punën time . Faleminderit Gruaja ime për dashurinë e respektin,e sinqeriterin ndaj meje,që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet. Shoqëri e dashur faleminderit për çdo të mirë që më afruat qfarë do që ka qenë..i’u jam falenderues. Fansa..ndihem i fyer t’iu çuaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemren time,vërtetë jeni me mua në çfarë do lloj situate , faleminderit .🙏🏻❤️ Gëzuar për mua 😁 #23 #happybirthdaytome

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Mozzik dhe Getinjo bëhen serioz kur flasin për njëri-tjetrin. Mes tyre ekziston një ndjenjë vëllazërore për t’u patur zili. Ata janë rasti konkret se vëllai në këtë jetë vëllain e ka mbështetjen më të madhe. Nëse do i hidhnit një sy profilit të të dyve do të shihnit që shumicën e fotove e kanë me njëri-tjetrin.

Mozzik dhe Getinjo u shkon shumë të jenë serioz! Përtej muzikës rep ata janë njerëz dhe pavarësisht profilit muzikor që kanë ndjekur u shkon që herë pas herë të tregojnë njdenjat e tyre. Mozzik dhe Getinjo ngjajnë më të pashëm jo vetëm kur bëhen serioz në fjalë por edhe në veshje. Në vijim do të gjeni disa foto të tyre. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

BROTHERHOOD💪🏼 @mozzik @abidin1abdo @ahmet_hamc #affa #hellsangels #2eurogang #2euromusic

A post shared by I’CAN’BE’YOUR’STEP’FATHER (@getinjo) on

 

View this post on Instagram

 

IN GENTLE MODE 👔 @mairiunven

A post shared by I’CAN’BE’YOUR’STEP’FATHER (@getinjo) on

Komento
Shperndaje