Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Gënjeu, ai nuk erdhi në banesën time.Tentuan të na bllokonin këngën”-Dj Blunt vijon akuzat dhe ofendimet ndaj Gjikos

“Gënjeu, ai nuk erdhi në banesën time.Tentuan të na bllokonin këngën”-Dj Blunt vijon akuzat dhe ofendimet ndaj Gjikos
February 22
22:58 2018

Prej mbrëmjes së djeshme Dj Blunt dhe Real One kanë publikuar një sërë videosh në Instastory në të cilat shpreheshim me fjalë ofenduese ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos. Gjatë ditës së sotme mediat kanë shkruar gjatë për këtë debat në rrjete sociale.

Ti deri dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtnë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pamasë. Por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborghini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt…’Je një kurvë false!’- është shprehur dje Blunt.

Por disa video të cilat janë postuar nga Faton Shoshi menaxheri i Vulës po mbremjen e djeshme dukej Gjiko i cili me një papuçe “Gucci” ishte drejtuar tek shtëpia e Blunt.Nga sa kuptohej nga videoja Gjiko nuk e gjeti aty por e telefonoi Bluntin edhe pse ai su përgjigj.

Blunt ka vijuar akuzat dhe ofendimet ndaj Gjikos sërish. Në një seri videosh ai ka treguar se Gjiko i ka gënjyer të githë pasi nuk i ka shkuar në banesë. Aty ai sipas Blunt mund ti shkojë veçse si dorëzuesi i picave. Ai zbuloi madhe se ata kidhin tentuar të bllokonin klipin e fundit të Blunt dhe Real One “Çika jeme” por nuk ia kishin dalë. Duket se sherri nuk ka për të ndalur me kaq./Blitz.al/

Komento
Shperndaje