Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja e TCH, akuzon Sokol Ballën për lojë të pistë

Gazetarja e TCH, akuzon Sokol Ballën për lojë të pistë
March 22
16:54 2016

Arta Tozaj, e njohur si korrespondentja e Top Channel në kryeqytetin belg prej vitesh, ka bërë të ditur se ka shkëputur lidhjet me televizionin.

Arsyeja që e ka çuar gazetaren e pavarur në këtë vendim sqarohet nga deklarata e saj për InfoMedia Albania: “Unë jam vetëdeklaruar në Bruksel dhe kam një NIPT mbi të cilin faturoja TCH për artikujt që blinte. Rezulton se pa më informuar, për plot dy muaj, TCH ka ndryshuar tarifat sipas oreksit të drejtorit të informacionit (Sokol Balla). Nëse do të ishte për shkak të mundësive financiare do të kisha vazhduar të punoja për ta për një kuotë të caktuar të përballueshme e dinjitoze për kushtet e Shqipërisë. Çështja qëndron se në vend të një diskutimi qytetar për limitet e televizionit për të paguar faturat me NIPT mora përgjigje se ky televizion, në mënyrë unilaterale dhe të padeklaruar, ndryshoi tarifat (e vendosura  në 2010-n), tashmë të deklaruara prej meje në sistemin belg, në respektim të marrëveshjes dypalëshe për mostaksim të dyfishtë. Për këtë arsye, vendosa të ndërpres marrëdhënien e bashkëpunimit me ta”.

Tozaj ka hequr dorë nga bashkëpunimi me TCH, por jo nga profesioni i saj. Tani ajo punon për një televizion tjetër kombëtar në të njëjtin pozicion.

Etiketimet
Shperndaje