Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari i njohur zë vendin e Kelvit dhe Dojnës. Zbulohet programi i ri!

Gazetari i njohur zë vendin e Kelvit dhe Dojnës. Zbulohet programi i ri!
August 28
16:21 2018

Një e nga një televizionet po zbulojnë emisionet e reja që do të nisin trasmetimin në sezonin e ri.

Pas Eno Popit që do të shfaqet me programin argëtues “Dilema”, Bieta Sulos me “Ftesë për 5” e Stela Kotrit dhe Florian Agalliut me “Në shtëpinë tonë”, Top Channel ka zbuluar programin më të ri të përditshëm .
“Top Talk” është emisioni  më i ri i këtij sezoni i cili do të moderohet nga Denis Dyrnjaja.

Prej studios së lajmeve në një trasmetim të përditshëm, Denisi do të drejtojë një emision të fokusuar drejt aktualitetit çdo ditë në orën 15:45. Kjo fashë orari dikur i përkiste emisionit “Pop Culture” por duket se planet për sezonin e ri kanë bërë që struktura e programacionit të ndryshojë tërësisht. /Blit.al/

Komento
Shperndaje