Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gaz Paja së shpejti baba për herë të parë, bashkëshortja në pritje të ëmbël

Gaz Paja së shpejti baba për herë të parë, bashkëshortja në pritje të ëmbël
August 10
13:01 2019

Pasi kanë kaluar 2 muaj pas dasmës përrallore në fillim të qershorit, një tjetër lajm i mirë vjen për aktorin e dashur të humorit, Gaz Pajën.

Bëhet me dije se bashkëshortja e tij, Ira, është në pritje të ëmbël.

Nëpër media të ndryshme ditën e sotme ka qarkulluar lajmi  se çifti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Nuk dihet akoma se sa muajshe është bjondja simpatike, megjithëse lihet të nënkuptohet se ka ditur ta fshehë barkun e rrumbullakosur poshtë fustanit të bardhë.

Pas dasmës, çifti shijoi disa ditë pushime në Turqi, ndërkohë që së fundmi sikurse duket nga fotot e postuara në rrjete sociale po relaksohen në jug të vendit, në Dhërmi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje