Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gashi i dedikoi një tatuazh Kosovës, por sërish njerëzit e gjetën diçka për të kritikuar

Gashi i dedikoi një tatuazh Kosovës, por sërish njerëzit e gjetën diçka për të kritikuar
May 14
16:08 2019

Reperi i njohur, Gashi po arrin sukses ndërkombëtar me hitet e saj. Por ai vazhdon ta shprehë kudo që është krenar për origjinën e tij shqiptare. Dhe së fundmi, ai ka vendosur ta gdhend dhe në trup origjinën e tij.

Gashi postoi një foto në rrjetet sociale ku tregon tatuazhin e bërë në zonën e barkut, në të cilin shkruhet “Kosovo” dhe pranë shkrimit ndodhet një çifteli, simbol dallues i shqiptarëve. Dhe komentuesit janë ndarë në dy grupe: ata që e kanë përgëzuar gjestin e këngëtarit, dhe ata që kanë gjithnjë një kritikë.

Këtë herë ka të bëjë me faktin se ai e ka shkruar “Kosovo” në anglisht dhe jo “Kosova” siç është në gjuhën mëmë.

“E ka shkruar në anglisht në mënyrë që e gjithë bota të na njohë.”- argumentojnë të tjerë.

Por le të fokusohemi te thelbi i historisë: Gashi gjithnjë na bën krenarë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje