Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fustani i bardhë i nusërisë në modë për të xhiruar videoklipe!

Fustani i bardhë i nusërisë në modë për të xhiruar videoklipe!
September 26
17:29 2018

Edhe pse ndoshta disa prej tyre nuk janë martuar ende, shumë personazhe të njohura për publikun janë veshur me fustanin e nusërisë jo për të shkruar në altar por për të xhiruar një videoklip.

Vitin e kaluar ju kemi sjellë ndërmend të gjitha vajzat e njohura të ekranit që kanë zgjedhur të veshin fustan të bardhë jo për t’u martuar vetë ( për të lexuar artikullin kliko këtu). Së fundmi edhe një tjetër këngëtare ka zgjedhur që në projektin e saj të rradhës të shfaqet e veshur me fustanin e bardhë. Bëhet fjalë për Eneda Tarifën e cila do të vijë me një bashkëpunim me Robert Berishën dhe Kastro Zizon.

Të tre na kanë befasuar me këtë projekt duke qenë se në muzikë janë disi të ndryshëm në profil. Ditën e djeshme në rrjete sociale ka qarkulluar një foto e këngëtarëve dhe ajo që tërhiqte vëmendje ishte Eneda e veshur me vello dhe fustan nusërie.

Askush nuk e imagjinonte se Eneda do të zgjidhte të paraqitej kështu në këtë videoklip edhe pse më parë është dëshmuar se kur gocat guxojnë të veshin një fustan që lidhet me ditën më të lumtur të një vajze tërheqin vëmendje dhe i bëjnë të tjerët të jenë kurioz. Shihni në vijim se kush tjetër ka zgjehdur të vishet me të bardha në videoklip./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje