Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Françeska e “BB” tjetër sherr, këtë herë pasoja të rënda për të

Françeska e “BB” tjetër sherr, këtë herë pasoja të rënda për të
March 31
08:56 2016

Javët e fundit, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe, është bërë pjesë e shtypit rozë si pasojë e një sherri të bujshëm, që ndodhi në një ambient publik në kryeqytet dhe ku ajo ishte protagoniste. Françeska dhunoi fizikisht një vajzë, e cila më pas doli se ishte ish-mikesha e saj e ngushtë. Asnjëra nga të dyja vajzat nuk bëri asnjë prononcim publik për shkaqet e sherrit, megjithatë nga miq të afërt të vajzave doli thashethemi se shkaku i sherrit ishte xhelozia për një mashkull. Françeska, për të cilën u tha se kërkohej nga policia pas denoncimit që i kishte bërë mikja e saj, vazhdoi të provokonte publikun me fotot e saj në Instagram, pjesë e të cilave ishte edhe një makinë e bërë dhuratë vetëm dy ditë pas sherrit. Ndërkohë që sot, po të futesh në Instagram-in e saj, nuk ka asnjë foto. Janë fshirë të gjitha postimet, madje është hequr edhe fotoja e profilit ku ishte Françeska me të dashurin e saj. Prej një viti, biondja seksi ishte në një lidhje të konsoliduar dhe kjo dëshmohej jo vetëm me anë të fotove të vazhdueshme që hidhte me të dashurin e saj, por edhe nga unazat në gisht dhe që tregonin se marrëdhënia kishte kaluar në një tjetër nivel.
Por, mesa duket, diçka ka shkuar keq dhe çifti nuk është më bashkë. Nuk është e vështirë për ta kuptuar këtë, duke qenë se jemi mësuar tashmë me personazhe publike (dhe jo vetëm) që gjëja e parë që bëjnë sapo ndahen nga i dashuri është të fshijnë fotot. Pyetja që ne ngremë është: A ka lidhje sherri i famshëm i Françeskës me shoqen e saj në këtë ndarje? Apo këtë herë arsyeja është një tjetër sherr, ai me ish-gruan e të dashurit, për të cilën thuhet se e ka rrahur Franceskën në nje lokal (video më poshtë). Për të gjitha këto do t’ju përgjigjemi sapo Françeska të na përgjigjet neve. Për momentin thjesht po hamendësojmë…