Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video ekskluzive) Era Rusi dhe Remzie Osmani zbulojnë surprizën e kësaj vere! Me bast që të gjithë do e dëgjoni papushim

(Foto/Video ekskluzive) Era Rusi dhe Remzie Osmani zbulojnë surprizën e kësaj vere! Me bast që të gjithë do e dëgjoni papushim
May 26
12:59 2018

Pa shumë zhurmë e në fshehtësi dy këngëtare shumë të dashura për publikun shqiptar kanë xhiruar videoklipin e bashkëpunimit të tyre më të ri. Jemi duke folur për Era Rusin dhe Remzie Osmanin të cilat brenda pak ditësh do të lançojnë një këngë që do e dëgjoni shpesh gjatë kësaj vere.

Një zë i bukur i muzikës së lehtë si Era dhe një i muzikës popullore si Remzia më datën 27 Maj do të lançojnë bashkëpunimin e tyre. Videoklipi i këngës është xhiruar në Korçë dhe Blitz.al ka siguruar disa foto ekszkluzive shkëputur nga sheshxhirimi dhe një video ekskluzive në të cilën Era dhe Remzia perfcormojnë refrenin e këngës.

Të dyja këngëtaret shfaqen të veshura shumë pranverore dhe të kombinuara me njëra-tjetrën. Kënga është e zhanrit pop folk dhe me siguri që ka për t’ju pëlqyer të gjithë fansave të dy këngëtareve. Shihni në vijim fotot dhe videon e siguruar nga Blitz.al./Blitz.al/

Komento
Shperndaje