Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Shtëpia e Lady Gaga vlen 22 milionë paund, ka 5 kate, pishinë, kinema dhe një kantinë vere

(Foto) Shtëpia e Lady Gaga vlen 22 milionë paund, ka 5 kate, pishinë, kinema dhe një kantinë vere
October 12
17:19 2018

Lady Gaga ka ditur si të shpenzojë fitimet që ka marrë nga filmi “A Star is Born” duke i investuar në një shtëpi të re në New York, e cila vlen 22 milionë paund. Artistja e cila ka marrë vlerësime shumë të mira për projektin e ri kinematografik, madje po flitet dhe për një Oscar të mundshëm, e ka shpërblyer veten me një pronë 5 katëshe në lagjen West Chelsea të qytetit dhe pamjet nga brenda janë fantastike.

Autorja e hitit “Poker Face” ka qenë e zënë kohët e fundit duke promovuar filmin e ri së bashku me Bradley Cooper dhe tani që “A Star Is Born” bëri debutimin në kinema mund të relaksohet në shtëpinë e re. “Streha” është e gjitha në ngjyrën gri dhe të bardhë, dritare të cilat janë të larta nga dyshemeja në tavan i japin ambjentit hapsirën e nevojshme, në dhomën e ndenjes gjendet një vatër zjarri “hi tech” ndërkohë që kuzhina është e gjitha e veshur me mermer dhe ka dyer prej xhami që të lejojnë të dalësh në verandë. Dhomat e gjumit në katet e sipërme kanë të gjitha tapete dhe abazhurë në ngjyrë argjendi dhe secila prejt tyre ka një mini kuzhinë dhe banjo si për ti siguruar privatësi çdo personi që mund ti përdorë.

Nëse nuk ju duken mjaftueshëm këto, katet e poshtme kanë një pishinë, një kinema në shtëpi dhe një kantinë vere, duke e bërë një vend perfekt për mbledhjet e familjeve apo për të ftuar miqtë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje