Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Prapaskenat e setit fotografik dhe veshja e Jonida Maliqit në Eurovizion! Këngëtarja gati për të nisur xhirimet e klipit

(Foto) Prapaskenat e setit fotografik dhe veshja e Jonida Maliqit në Eurovizion! Këngëtarja gati për të nisur xhirimet e klipit
March 04
20:18 2019

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” .

Ky projekt ka në qendër mallin që një emigrant ndjen për vendlindjen, për tokën e tij. Ndryshe nga herët e tjera fitorja e Jonida Maliqit ka qenë ndër të paktat herë që nuk është kontestuar. Përgjithësisht njerëzit janë shprehur pozitiv dhe duke qenë se Jonida është një emër që tashmë ka krijuar vendin e saj në muzikën shqiptare, në një farë mënyre publiku i ka besuar.

E ndërkohë që ditët e gjysmëfinaleve dhe finales afrohen kanë nisur tashmë përgatitjet për një përfaqësim të denjë të Jonida Maliqit në festivalin më të rëndësishëm europian.

Mbrëmjen e djeshme në Instastory këngëtarja ka publikuar disa prapaskena të një seti fotografik përfaqësues që po përgatit për Eurovizionin.

Ajo që bie në sy është kombinimi dhe realizimi plotësisht i çdo fotoje në përputhje me titullin “Ktheju Tokës”.

Jonida mban të veshur një fustan shumë stil që duket sikur merr flakë në pjesën e fundit dhe tek krahët ndërkohë që panorama në sfond ka një liqen. Në foton e dytë të krijohet ideja e një vendi ranor në të cilën  Jonida shfaqet e veshur me ngjyrat e tokës.

Blitz.al kontaktoi me Jonidën e cila u shpreh se në fakt këto janë momente nga zhvillimi i setit fotografik i cili dërgohet nga çdo shtet përfaqësues tek stafi i Eurovizion.

“Ky është photoshoting për Eurosong. Ne e kemi bërë me konceptin e tokës(përshtatet me këngën). Sot do të  nisim edhe xhirimet për klipin”.- është shprehur Jonida.

Duket se tashmë ajo po konkretizon një e nga një të gjithë elementët e nevojshëm për të qenë gati për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Nëse veshjet për set kanë qenë kaq të goditura sa këto foto, imagjinoni si do të jenë ato të videoklipit.

 

 

 

Komento
Shperndaje