Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Foto) Plot 5 herë Kim Kardashian kopjoi Naomi Campbell dhe nuk mund të jetë rastësi

(Foto) Plot 5 herë Kim Kardashian kopjoi Naomi Campbell dhe nuk mund të jetë rastësi
March 12
20:32 2019

Kim Kardashian paditi marka të ndryshme për kopjimin e veshjeve të saj, por tashmë rrjeti është kthyer kundër saj pasi është vetë Kim që po kopjon.

Në fundjave, Kim u shfaq në dasmën e Chance the Rapper, e veshur me një fustan Versace me ngjyra bojëqielli, lejla dhe të gjelbër. I shkonte tej mase, por ishte i njëjti fustan që supermodelja Naomi Campbell ka veshur në pasarelë në 1996.

Por interneti nuk fal, dhe kështu vuri në dukje se kjo nuk është hera e parë.

“Një herë është aksident. Dy herë është koincidencë. Të tretën herë është një zgjedhje.”- shkruan një përdorues i Twitter. Dhe që ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë, ja të gjitha herët që Kim dukshëm ka kopjuar Naomin. Ndonjëherë jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e flokëve.

Një grup tjetër e mbrojtën Kim duke thënë se Naomi është modele dhe është puna e saj të reklamojë veshje dhe të inspirojë të tjerë t’i blejnë.

Naomi mbetet një ikonë stili, ndërkohë për faktin sa kopjon Kim gjykojeni vetë cilit grup në rrjet doni t’i përkisni. /Blitz.al/

Share