Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një festë si në përrallë… Lori Hoxha feston ditëlindjen me miqtë e saj më të mirë

(Foto) Një festë si në përrallë… Lori Hoxha feston ditëlindjen me miqtë e saj më të mirë
October 19
09:44 2017

Sot është një ditë e veçantë për familjen Hoxha, pasi vajza e madhe Lori feston ditën e saj të lindjes. Mbrëmjen e djeshme ajo ka pritur orën 12 për të festuar me miqtë e saj më të mirë.

Në këtë festë të organizuar deri në detaj kanë marrë pjesë familjarë, njerëz të njohur të Top Medias si dhe miqtë e saj të ngushtë, duke përmendur: Ledion Liço, Eno Popi, Arbana Osmani, Jonida Maliqi, Luana Vjollaca e shumë të tjerë. Por sigurisht në këtë festë nuk mund të mungonte as i dashuri i saj, Vis Bajraktari.

 

Ka qenë një festë private dhe e kuruar deri në detaj. Lori ka zgjedhur që kodi i veshjes të jetë gold. Ashtu siç edhe shohim nga postimet në Instagram që çdo gjë është në këtë ngjyrë, duke nisur nga veshjet e deri tek torta.

Me tullumbace dhe drita shihet që është shkruajtur Lor Lor, ashtu siç edhe trashëgimtarja e Top Medias preferon të quajë veten. Madje mes shumë këngësh, ka qenë edhe “Benzina” e Luanës, kënga që duket se ka nxehur atmosferën, të cilën ajo e ka publikuar edhe në Insta Story. Duket se ka qenë një mbrëmje e bukur për të gjithë të ftuarit e nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë Lorit: Gëzuar ditëlindjen!/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje