Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Në këngën e re, Elhaida Dani duket se nuk do të mbajë më asgjë

(Foto) Në këngën e re, Elhaida Dani duket se nuk do të mbajë më asgjë
September 10
14:10 2017

Ju kishte marrë malli për Elhaida Danin? Të themi të drejtën neve po!

Pas Eurovizionit, këngëtarja shkodrane u zhvendos fillimisht drejt Italisë e më pas drejt Parisit ku këndonte në operat më në zë të kryeqytetit.

Pak muaj më parë, ajo lajmëroi se po punonte në një këngë të re me producentin Durim Morina, i cili kryen aktivitetin e tij në SHBA. Kënga do të titullohej “RUBY”, por data e publikimit nuk u tregua as nga këngëtarja, as nga producenti.
Kurse sot, Dani ka publikuar një foto ku shfaqet në një fustan latex, i cili e bën të duket mjaft seksi e ku lajmëron se kënga e re do të titullohet  “Më mbaj”. E nga fotoja duket se këtë herë ajo nuk do të mbajë asgjë e do ta shohim më sensuale se herët e tjera.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për të njëjtën këngë apo për dy projekte të ndryshme, por dimë të themi se Elhaida duhet të publikojë një këngë sa më shpejt të jetë e mundur! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje