Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mijëra të rinj festojnë fillimin e Universitetit në Manchester, pamjet janë të çmendura

(Foto) Mijëra të rinj festojnë fillimin e Universitetit në Manchester, pamjet janë të çmendura
September 16
11:19 2018

Kjo javë shënoi filimin e universitetit në Angli dhe një nga qytetet që mirëpret më shumë studentë nga i gjithë shteti është Manchesteri. Mijëra adoleshentë, të cilët nisën studimet universitare këtë vit vendosën që këtë fundjavë ta festonin këtë fakt.

Skenat në qytetin e Manchesterit përfshinë të rinj të cilët, epo le të themi që dukeshin se e kishin për herë të parë që pinin alkool apo festonin si të rritur. Të dehur nëpër rrugët e qytetit, duke u mbajtur nëpër dyert e shtëpive, të shtrirë nëpër trotuare apo dhe duke u puthur me njëri tjetrin, vitparistët mësuan se cfarë do të thotë të jesh në kolegj. Madje disa prej tyre nuk e përballuan dot të pirën dhe deshën ndihmën e mjekëve apo infermierëve që të vinin sërish në vete.

Me siguri kjo nuk do jetë hera e fundit që këta studentë do të festojnë e do të dehen, se fundja kjo është një nga pjesët më të bukura të universitetit, por do ta mbajnë mend gjatë herën e tyre të parë, ose jo. Ndoshta kur të provojnë alkoolin që serviret në lokalet e Bllokut do kenë sërish një eksperiencë si kjo.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje