Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ky çift i mrekullueshëm solli sot pranverën në Instagram

(Foto) Ky çift i mrekullueshëm solli sot pranverën në Instagram
March 14
16:22 2019

Edhe pse sot festohet dita e verës, moti nuk e mbështeti shumë këtë fakt ndaj edhe në Tiranë kryebashkiaku i shtyu festimet për në datën 17 mars.

Pas dimrit, të gjithë duam t’u gëzohemi ditëve të para të pranverës, muajit mars kur çelin mimozat, kur dalin rrezet e para të diellit dhe kur qyteti mbushet me ngjyra. Pikërisht kjo mund të quhet një nga periudhat  më të bukura të vitit kur gjithkush përpiqet ta shijojë sa më shumë. Dikush zgjedh të shkojë në një vend bregdetar, një tjetër të bëjë piknik në natyrë apo të shëtisë me biçikletë.

Në fakt pamjen më pranverore ditën e sotme na e ka dhënë çifti i njohur i pallatit mbretëror, Princ Leka II dhe Princesha Elia Zaharia Zogu.

Pak më parë aktorja e njohur e cila mban dhe titullin e Princeshës ka publikuar në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet bashkë me Princin duke shëtitur me biçikletë.

Ata të dy kanë qenë gjithnjë njerëz shumë të thjesht, larg mashështisë apo diferencës nga tjerët (që normalisht të jep ky titull) dhe për këtë gjë janë komplimentuar shpesh edhe nga shqiptarët.

“Zyrtarisht pranverë! Gëzojuni sa më shumë natyrës, gjelbërimit, luleve dhe aromës më të këndshme nga të gjitha stinët!”,- shkruan Elia në Instagram./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje