Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Historia e trishtë e 4-vjeçares, prindërit i plotësojnë dëshirën e fundit

(Foto) Historia e trishtë e 4-vjeçares, prindërit i plotësojnë dëshirën e fundit
October 09
23:32 2017

Vajza 4-vjeçare preku të gjithë opinionin publik me historinë e saj. Ajo po mundet nga një sëmundje e rëndë dhe doktorët i kanë dhënë vetëm dy javë kohë. Një vit përpara se prindërit të merrnin vesht lajmin e hidhur për të bijën ata kishin vendosur të organizonin një ceremoni martesore.

Paige i kishte kërkuar atyre që në momentin që ata do të parakalonin në altar do të ishte ajo që do ti hidhte lulet dhe të ishte vajza e luleve. Kur doktorët i lajmëruan prindërit se vajza kishte një tumor në kokë e nuk ka  shumë ditë jetë ata vendosën t’i plotësonin asaj dëshirën e fundit edhe pse vajza ishtë në gjëndje të rënduar.

Çifti nga Australia vendosi që ta organizonin ceremoninë e dasmës aty në ambjentet e spitalit,dhe së bashku me motren e saj ajo u vesh me të bardha. Në kokë  e në dorë kishte edhe lulet.

Pamjet që janë më të vërtetë shumë të dhimbshme janë shpëndarë me mijëra hërë në rrjetet sociale,  ndërsa “Mirror” shkruan se e vogla është ënde duke luftuar me sëmundjen e rëndë. /Blitz.al/

Shperndaje