Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Erioni dhe Ajola festojnë 1 mujorin e ardhjes në jetë të Kajan

(Foto) Erioni dhe Ajola festojnë 1 mujorin e ardhjes në jetë të Kajan
November 08
17:16 2018

Ka kaluar një muaj që kur bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Ata u bën prindër të një djali të cilit i vendosën emrin Kajan, që sipas qytetatrit të parë të Tiranës është edhe pak tirons.

Pikërisht në datën 6 të muajit nëntor, Kijan mbushi një muaj jetë dhe sigurisht kjo ka qenë shkak për festë në shtëpinë e Erioni dhe Ajolës. Një tortë e gjitha prej kremi të bardhë, e zbukuruar me ëngjëj sheqeri dhe që në majë të saj ka një sferë që mban një ëngjëll tjetër të vogël, detaj që me siguri simbolizon çfarë i vogli Kajan do të thotë për çiftin, ka qenë dhurata e prindërve për djalin e tyre.Gjithashtu, siç mund ta shihni dhe nga fotot në tortë shkruhet “1 muaj me Kajan”.

Edhe pse ata nuk na kanë prezantuar ende me Kajan-in, ndoshta ngaqë është shpejtë akoma, Ajola nuk ka nguruar që herë pas here të ndajë foto, moment nga pritja e ëmbël apo dedikime plot dashuri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje