Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Klajdi Haruni shfaqet publikisht në krahët e së dashurës?

(Foto ekskluzive) Klajdi Haruni shfaqet publikisht në krahët e së dashurës?
February 03
13:10 2019

Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni zgjodhi që mbrëmjen e kësaj të shtune ta kalonte në një prej club-eve në Prishtinë. Ai ishte në shoqërinë e miqve të tij, të cilët kanë postuar edhe video në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, ditën e djeshme kanë qarkulluar disa foto dhe video ku ajo që na bën përshtypje është shoqëruesja që ishte pranë Klajdit në club. Në këto foto të siguruara për Blitz.al, mund të themi se duket qartazi afrimiteti që ai kishte me vajzën- “partneren ” e tij. Klajdi po shijonte ritmet e muzikës, ndërkohë që ishte shumë i përkushtuar ndaj saj.

A ishte kjo dalja publike e Klajdi Harunit në krahët e të dashurës? Gjykojeni ju, ndërkohë që pritet për konfirmim nga vetë këngëtari. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje