Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Çiljeta dhe Fernando festojnë ditëlindjen, këngëtarja fton dhe vjehrrën në festë

(Foto) Çiljeta dhe Fernando festojnë ditëlindjen, këngëtarja  fton dhe vjehrrën në festë
February 06
00:00 2017

Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando festojnë sot ditëlindjet e tyre. Këtë ditë të veçantë këngëtarja simpatike ka vendosur ta kalojë me familjarët, miqtë dhe njerëzit e saj më të shtrenjtë.

Gazetarja Anila Basha e cila ka qenë një prej tyre, ka postuar pak minuta më parë një foto nga festa e Ciljetës.
Por ajo që na ka bërë përshtypje është se në këtë festë ka qenë e pranishme edhe nëna e partnerit të saj, Alban Hoxha.

Mesa duket gjërat mes çiftit janë tashmë serioze dhe ku i dihet ndoshta portieri simpatik dhe këngëtarja seksi mund të bëjnë edhe ndonjë dasëm së shpejti.

Por le t’i marrim gjërat me radhë dhe fillimisht ti urojmë Ciljetës dhe Fernandos së vogël urimet më të përzemërta në këtë ditë speciale për ta./Blitz.al

Komento
Shperndaje