Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) BOOM! Floriana ende e dashuruar me Tedin?!

(Foto) BOOM! Floriana ende e dashuruar me Tedin?!
April 06
09:35 2016

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre tashmë ka përfunduar, duket se ndjenjat e moderatores bukuroshe Floriana Garo kundrejt ish të dashurit të saj, Tedi Ngjela, nuk janë shuar plotësisht! Ajo që e tregon këtë fakt është vet profili i Florianës në Facebook dhe Instagram, në të cilët gjenden ende shumë foto nga koha e kaluar me Tedin. Vlen për t’u përmendur fakti se moderatorja ende nuk është shfaqur publikisht në një lidhje të re, ndërkohë që Tedi Ngjela vazhdon jetën e tij normalisht, madje i dashuruar më shumë se kurrë. Tatuazhi në krah kushtuar të dashurës së tij Era Xhabafti, dhe lajmi për pritjen e një fëmije të japin përshtypjen se në mendjen dhe në zemrën e tij nuk ekziston më e kaluara! A mund të themi të njëjtën gjë për Florianën?

Sigurisht që disa foto në Facebook nuk janë gjithmonë dëshmi e së vërtetës, ama është e njohur për të gjithë rëndësia që kanë rrjetet sociale në ditët e sotme! A mund të jetë kjo thjesht rezultat i harresës?

Fotot “e mbetura” janë dëshmi e dashurisë së saj ende të gjallë, apo nje lloj “hakmarrje”? Për momentin na mbetet të mendojmë se Floriana nuk ka zgjedhur versionin e indiferentizmit pas ndarjes, por atë të të qenit prezente! Detaj ky, që formon një trekëndësh të rrezikshëm, më shumë se ai i Bermudës! Po Era, a është në dijeni të këtij fakti? Për këtë na mbetet të presim…

Një gjë është e sigurt; “furtunë” shihet në horizont… Cili do të preket më shumë?

Etiketimet
Shperndaje