Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foli për temën delikate, e ëma kritikon ashpër Bebe Rexhën

Foli për temën delikate, e ëma kritikon ashpër Bebe Rexhën
March 14
09:29 2019

Bebe Rexha është ndër ato artiste që nuk kanë frikë të guxojnë në klipet e tyre muzikore, dhe kjo na u provua dhe nga “Last Hurrah”. Dhe pse kënga u prit mirë nga fansat e saj, duket se familja Rexha nuk ka të njëjtin mendim.

Ajo më herët ka treguar se babai i saj nuk e pëlqeu aspak klipin dhe e cilësoi “pornografi”, dhe për këtë arsye ai edhe nuk i ka folur për disa kohë. Por nuk ka qenë i vetmi që nuk ka pëlqyer disa gjëra në punën e saj.

Këngëtarja ka zbuluar për “AOL” se dhe mamaja e saj kishte një ankesë për hitin “I’m a Mess”. Ajo “urren” që Bebe flet hapur për terapinë psikologjike dhe e tregon në pjesë të këngës:
“It’s gonna be a good, good life
That’s what my therapist say.” (Do jetë një jetë e mirë, kështu thotë terapisti im)

Mamaja e saj është shprehur se nuk duhet t’i lërë njerëzit të mendojnë se ajo nuk e ka rritur mirë.

“Mami është 2019; është në rregull të ulesh dhe të flasësh me dikë që s’di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten. Jo vetëm fizikisht, por edhe mentalisht. Njerëzit frikësohen nga kujdesi për veten, sepse nuk duan të gjykohen. Ndërsa unë, dua të vë pikërisht këtë gjë në pah.”

Dhe njerëzit e pëlqejnë këtë gjë tek artistët: të folurit për gjëra të vërteta që prekin zemrat e gjithsecilit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje