Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Flori Mumajesi: Sot nuk ka famë, dikur po! Letrat që të vinin në shtëpi kanë qenë shumë herë më të bukura…

Flori Mumajesi: Sot nuk ka famë, dikur po! Letrat që të vinin në shtëpi kanë qenë shumë herë më të bukura…
December 28
18:52 2018

Mbrëmjen e djeshme Blendi Fevziu ka mbledhur në studion e tij disa nga personazhet më të spikatur të vitit 2018 të të gjitha fushave.

Majlinda Bregu, Gazmend Bardhi, Flori Mumajesi, Leonard Kastrati, Klodiana Lala, Albana Osmani, Lorik Cana dhe Agnesa Hadërgjonaj kanë treguar sukseset e tyre të këtij viti duke ndarë edhe me publikun momentet më të bukura, të veçanta por edhe të vështira të karrierës së tyre.

Flori Mumajesi ishte një prej personazheve të këtij paneli, kompozitor por edhe këngëtar i disa prej këngëve më të suksesshme të 2018-ës, së fundmi edhe fitues i “Kënga Magjike”. Të gjithë e dimë që ai është një nga personazhet më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në Shqipëri dhe Blendi e ka pyetur pikërisht për këtë gjë, a e ndjen ai famën? A kënaqet me të?

“Tani nuk ka më famë, ka dashamirësi. Është shumë bukur kur takon njerëz, të japin një kompliment, të japin një fjalë të mirë. Unë e kam kapur edhe famën e dikurshme me grupin “The Dreams” në kohën kur nuk kishte telefona smartphone, ka qenë shumë herë më e bukur kur të vinin ato letrat tek shtëpia, kur takoje njerëz dhe të thonin se i kam vënë fëmijës emrin tënd. Këto nuk ekzistojnë më. Ajo fama është zbehur sepse sot janë më të famshëm ata që s‘prodhojnë asgjë sesa ata që prodhojnë.”,- është shprehur Flori duke kujtuar me nostalgji kohët e mëparshme./Blitz.al/

 

Share