Blitz

 Breaking News

Flor Agalliu flet për sherrin me Ben Blushin: Nuk pranoj të më cënohet dinjiteti!

Flor Agalliu flet për sherrin me Ben Blushin: Nuk pranoj të më cënohet dinjiteti!
December 07
14:26 2019

Pak javë më parë, “Agjenti 00Thumb”, ThumbON tha se burime ekskluzive për të tregonin se, arsyeja e vërtetë e largimit të Florian Agalliut nga Top Channel, ishte një sherr me drejtorin e përgjithshëm të këtij televizioni, Ben Blushi, e duket se lajmi paska qenë tepër i vërtetë.

Një gjë të tillë e ke konfirmuar Florian Agalliu së fundmi teksa ka qenë i ftuar ne Ora News, në “Late Night Show” me Kastro Zizon i cili ndër të tjera tha se i është cënuar dinjiteti dhe për këtë gjë nuk bën dot kompromise.

“Nuk e kam folur fare këtë pjesë në media, por meqë po më jepet rasti po t’a them çfarë ka ndodhur. Unë kam vendosur që të jetoj me dinjitet, në momentin që më cënohet dinjiteti përsa i përket marrëdhënieve në punë, dal mga vetja”- u shpreh Florian Agalliu ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i publikut duke e shoqëruar me duartrokitje.

“U agravua situata dhe unë preferova t’i shkëpus marrëdhëniet se sa të vazhdoj të jetoj duke punuar me të njejtat intonacione të përditshme”- shtoi më tej Flori.

 

Share