Blitz

 Breaking News

Fjodora Fjora kërkon të fshijë nga Google një herë e mirë shkrimet për të birin

Fjodora Fjora kërkon të fshijë nga Google një herë e mirë shkrimet për të birin
February 22
20:30 2020

Këtë të shtunë e ftuar në rubrikën “një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar Fjodora Fjora.

Fjodora ka zgjedhur për herë të parë të marrë me vete djalin e saj Teon në intervistën e zhvilluar me autoren dhe moderatoren Dojna Mema.

Gjatë bisedës, Dojna e ka pyetur Fjodorën se cila është një gjë që do të donte të fshinte nga Google dhe sigurisht që përgjigja lidhej me të voglin e saj.

“Unë mendoj që tani nuk kemi arsye pse të diskutojmë arsyen apo mënyrën sesi Teo u bë djali im. Kanë kaluar 6 vite teo po rritet. Ai në asnjë moment të jetës së vet nuk ka patur diccka të fshehur unë kam qenë shumë e hapur. Ai e di që fati im i madh ishte që ta gjeja në një shtëpi të madhe të bukur, plot me fëmijë dhe të kisha fatin që Teo të bëhej pjesë e jetës sime. Në ccdo moment është i informuar për mënyrën si është rritur dhe për dashurinë e madhe që kam përjetuar që në momentin e parë. Kështu që e vetmja gjë që do të doja, të ishte  emundur sa më shumë viktimizimi me titujt se portalet janë shtuar aq shumë dhe nuk e kuptojnë që ndoshta e bëjnë për audiencë për në fund të ditës kjo cënon njerëz. PRa njeriu mund ti përjetojë nga forma në më të ndryshmet ato që do lexojë nesër dhe është shumë e rëndësishme ta marrë informacionin e saktë dhe j të transformuar nëpërmjet portaleve të cilat të ndjekin përjetësisht. Sado të kërkosh ti do marrësh vetëm një titull pas dhe njeriu thotë ore spaska patur një gjë më të rëndësishme sesa ky titulli. PRa këta njerëz pse do merren me atë që ka ndodhur para 6 vitesh, c’rëndësi ka sesi një fëmijë ka ardhur në jetë!”- ka thënë ajo.

Share