Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Fjalimi i Selena Gomez pasi mikesha i dhuroi veshkën e saj, do t’ju bëjë të dhuroni sa më shumë dashuri dhe mbështesni njerëzit në nevojë

Fjalimi i Selena Gomez pasi mikesha i dhuroi veshkën e saj, do t’ju bëjë të dhuroni sa më shumë dashuri dhe mbështesni njerëzit në nevojë
August 18
13:08 2018

 

Këngëtarja 26-vjeçare Selena Gomez një vit më parë i është nënshtruar një tranplanti veshke. Këngëtarja kishte problem me veshkat dhe mikja e saj Francia Raisa ka bërë veprimin më human duke i dhuruar veshkën mikes së saj. Selena ka shprehur falenderimin për miken e saj edhe kohë më parë.

Sot këngëtarja gëzon shëndet të plotë. Disa ditë më parë ka qënë e ftuar në “WE DAY” , ku ka treguar historinë e saj duke u  shprehur se ka luftuar me jetën dhe vdekjen.  Ka falenderuar pa fund mjekët, familjen, mbështetësit dhe  më të rëndësishmen miken e saj që i dhuroj veshkën të cilës Selena i është mirënjohëse pa fund.

“Ti po përpiqesh ta bësh botën një vend më shpresëdhënës. Disa prej jush e dinë   se kam pasur një transplant të veshkave vitin e kaluar dhe  shumë njerëz nga mbarë vendi kanë ofruar mbështetjen e tyre për mua.  Shumë  të tjerë më treguan se si historia ime i ndihmoi ata të gjenin guximin e tyre për të ndihmuar të tjerë,  duke dhuruar veshkën për njerëzit në nevojë dhe duke qenë pranë tyre në probleme të ndryshme shëndetsore.  Ne duhet të bëjmë çdo gjë  nëse mundemi për të parë sa më shumë njerëz të lumtur dhe të shëndetshëm.”
Këto fjalë  kanë bërë  të reflektojnë shumë njerëz mbarë botës.
Tani bota ka më shumë nevojë se kurrë për njerëz human!/Blitz.al/

Share