Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Fjalimi frymëzues i Taylor Swift nga fitorja në “Teens Choice Awards”

Fjalimi frymëzues i Taylor Swift nga fitorja në “Teens Choice Awards”
August 12
10:06 2019

Taylor Swift bëri historinë në “Teens Choice Awards” 2019, duke u nderuar për herë të parë me çmimin e ikonës dhe sigurisht dha një fjalim të denjë për rastin.

“Çmimi i Ikonës” jepej për herë të parë në edicioni e këtij viti të “Teens Choice” dhe Taylor u zgjodh si ikona e parë e këtyre çmimeve.

Të quhesh ikonë është diçka e madhe, sidomos për adoleshentët, kështu që Taylor mendoi që në fjalimin pranues të përpiqej t’i frymëzonte fansat e saj, duke e vënë theksin tek lufta që gjithësecili duhet të bëjë për të ngritur zërin e për të luftuar për të drejtën.

Në momentin që ju dha trofeu nga Alex Morgan, futbollistja kampione bote dhe një prej mikeve më të ngushta të këngëtares, ajo tha: “Diçka që do doja ta dija kur kam qenë adoleshente është se gabimet janë të pamshmangshme. Ndonjëherë mund të mendosh se nëse përpiqesh të marrësh në mënyrë perfekte çdo vendim, ndoshta nuk do të bësh gabime. Por është normale t’i bësh. Nëse tani që më degjoni, jeni duke menduar se keni bërë diçka të keqe, ose një gabim apo jeni të turpëruar nga diçka që ka ndodhur, është normale. Kjo do të ndodhë gjatë gjithë jetës. Askush nuk shpëton pa bërë disa hapa të gabuar, të gjithë do të kemi disa shenja. Ju lutem, tregohuni të mirë me veten tuaj dhe ngrijeni zërin për veten!”

Swift ishte nominuar për 7 çmime ditën e djeshme dhe ja doli të marrë atë më të rëndësishmin, ndërkohë që lajmëroi publikimin e projektit të saj të ri të premten e ardhshme. /Blitz.al/

Share