Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët e Jonida Maliqit përpara se të ngjitet në skenën e Eurovision: Bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit…

Fjalët e Jonida Maliqit përpara se të ngjitet në skenën e Eurovision: Bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit…
May 16
17:57 2019

Mbrëmjen e sotme në Tel Aviv do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision. Jonida Maliqi do të ngjitet sot në skenë për të  performuar këngën “Ktheju Tokës” që përfaqëson Shqipvrinë.

Kënga është pritur mirë dhe është pëlqyer shumë nga publiku dhe sondazhet e rendisin Shqipërinë ndër këngët mv të vlerësuara të këtij eidicioni. Pak përpara se tv performojë këngëtarja shqiptare ka bërë një postim në Instagram ku ka falenderuar publikun që e ka mbështetur dhe u ka kërkuar atyre që të votojnë këngën.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri. Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip ‘Ktheju Tokës’. Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin. Ju dua! Paçim fat.”– shkruan Jonida në Instagram-in e saj.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë performancën pas pak orësh dhe të urojmë që Shqipëria të pozicionohet mirë në votime./Blitz.al/

Komento
Shperndaje