Blitz

 Breaking News

Fiorentina Halili harron Olsin: Jam në një lidhje dashurie por ja ç’kam bërë nga xhelozia!

Fiorentina Halili harron Olsin: Jam në një lidhje dashurie por ja ç’kam bërë nga xhelozia!
March 21
19:41 2020

Fiorentina Halili: Jam në një lidhje dashurie por ja ç’kam bërë nga xhelozia!

A je xheloz/e? Është një pyetje që shpeshherë na duhet ti kthejmë përgjigje. Pikërisht kjo temë është diskutuar këtë të shtunë në studion e Pop Culture. Në një panel drejtuar nga autorja dhe moderatorja Dojna Mema kanë qenë të ftuar Fiorentina Halili, Kilda Hysenbegasi dhe Grines, ku secili kanë dhënë mendimet e tyre.
Më tej ish banorja e Big Brother, Fiorentina ka treguar se ka krijuar prej një viti një lidhje të re dashurie dhe partneri i saj ndodhet jashtë shtetit. Por a vazhdon ende të jetë ajo xheloze sic e kemi njohur në Big Brother?
Sigurisht që po, Dojna e ka pytur Fjorentinën për një skenë xhelozie që ajo ka krijuar.
“Kam grisur bluzën e tij dhe arushin, i preva me gërshërë dhe ja dërgova i thash ja, paketim dhe pastaj nuk më ka folur dy javë”- ka treguar Fiorentina.

Share