Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillon asambleja e Partisë Socialiste, Taulant Balla tregon me kë do të bëjnë koalicion në 2019

Fillon asambleja e Partisë Socialiste, Taulant Balla tregon me kë do të bëjnë koalicion në 2019
April 28
10:38 2018

Prej orës 10:00 ka nisur Asambleja e PS, qëllimi i së cilës është raportimi për performancën e qeverisë dhe bashkëqeverisja me njerëzit.
Veç kësaj PS ka filluar lëvizjet në bazë edhe pse zgjedhjet locale janë vitin tjetër.

Në fjalën e tij para Asamblesë së PS, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 2019 do të kenë vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

“Në zgjedhjet e 2019 do të kemi vetëm një koalicion, atë me qytetarët, përballë do të kemi një aleancë që e duan politikën për interesat e tyre. Detyra jonë është sot që banorët e cdo komuniteti t’i krijojmë mundësi për të qenë pjesë e analizës. Grupi ynë do të depozitojë për nisëm ligjvënëse të qytetarëve të Shqipërisë. Tashmë do të bëjmë me ligj, që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputeteve, por mund të marrin vetë një nisëm ligjore”.- ka përfunduar ai./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje