Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fifi flet për ndarjen nga labeli: “Muzika ime s’është biznes,nuk flasim më”

Fifi flet për ndarjen nga labeli: “Muzika ime s’është biznes,nuk flasim më”
June 16
17:23 2019

Pak kohë më parë, u mor vesh që Fifi ishte shkëputur nga “Max Production” labeli me të cilin bashkëpunonte. E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ajo ka folur për arsyet e këtij vendimi dhe marrëdhëniet me Bledin, pronarin e labelit.

“Kam mendu që kam nevojë për një mbrojte si puna e Bledit. Për aq sa ka qenë edhe ka zgjat, më ka shërby shumë. Bledi ka qenë një menaxher korrekt, por unë kam pas pretendime të tjera dhe qëllime të tjera karshi atyre që ka pas Bledi. Bota ime dhe bota e Bledit artistikisht nuk përputheshin. Si biznes nuk përputheshin hiç, ngaqë muzikën unë nuk e kam biznes,e kam jetë. Kjo ka qenë një arsye pse unë jam shkëput dhe kom lyp lirinë. Jam shkëput në mënyrë paqësore dhe miqësore, nga pala tjetër ka ardh njëjtë. Mbrapa ça ka ndodh e ça do ndodhi, nuk e di. Prej ditës që janë shkëput kontaket menaxheriale, nuk kena fol mo. Por kjo s’do të thotë që jam ndarë keq.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje