Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Festat e fundvitit nuk nisin më në dhjetor!

Festat e fundvitit nuk nisin më në dhjetor!
November 22
15:05 2019

Vite më parë, prisnim të kalonim ditët e para të dhjetorit dhe me padurim prisnim të dilte reklama e parë në televizor që të na uronte festat, kartolinat dhe “risitë” që kishte sjellë dyqani pranë shkollës. Vazhdonim me zbukurimin e pemës të krishtlindjeve, e përgatitjet e natës së vitit të ri.

Tashmë kohërat kanë ndryshuar. Aktualisht, e premte data shënon 22 nëntor dhe zbukurimet e festatve të fundvitit në kryeqytet kanë nisur. As personazhet e njohur nuk e kanë pritur dhjetorin. Vallen e nisi Rezarta Shkurta me familjen.

Pak çaste më parë u publikua dhe një video e realizuar për familjen Kallaku.

Që nëntori  ishte muaji i Arilenës në muzikë e dinim, por Arilena këtë vit ka nisur festat pa pritur dhjetorin.

Fundja ç’rendësi ka koha. Rendësi ka atmosfera pozitive:) ! Blitz.al/ Ronaldo Sharka

Share