Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Femrat skllave seksi që burrat mos t’i tradhëtojnë”, deklarata skandaloze e Elvis Naçit që acaroi personazhet e njohur

“Femrat skllave seksi që burrat mos t’i tradhëtojnë”, deklarata skandaloze e Elvis Naçit që acaroi personazhet e njohur
September 28
18:56 2017

Një deklaratë  e imamit Elvis Naçi po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në fjalët e tij, imami flet për tradhëtinë bashkëshortore duke fajësuar për gjithçka gratë, se është pikërisht faji i tyre nëse një ditë bashkëshorti i tradhëton dhe shkon me një tjetër grua.

“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë ndër të tjera imami në video.

“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, ti dalë para bashkëshortit me një buzëqeshje kur vjen nga puna që ai të mos hapë sytë jashtë shtëpia. Të zbukurohet të jetë afër tij se nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.”- shprehet ai.

Duke marrë shkasë nga fjalët e imamit reagimet dhe kritikat kanë qenë të shumta jo vetëm nga publiku por edhe personazhe të njohura. E para që ka reagura ka qenë moderatorja e njohur e emisionit “Thumb” Fatma Haxhialiu.

“Pra po të tradhëtoi burri je e shëmtuar, e pambajtur, e shëndoshë, mirë ta bën se nuk pranon të përdhunohesh dmth të bësh seks edhe pa dëshire, se atij i bëhet mooo e ka fiziologjikeee. Është faji yttt femër.
Ndërkohe burrit i lejohet të jetë obeze, të vijë era derr, të mos e kontrolloj dot mikun në pantallona, se burrë është.
Dhe nëqoftëse të tradhëton e ke bërë ti që të të tradhëtojë, se s’ke ditur me e mbajt dhe të kanë mallkuar dhe engjejt se ke mbjell shthurrje, duke mos ja lënë burrit.
Kot një pyetje, nëqoftëse tradhëton gruaja? Hahahahaaa ok qesha shumë, se normal do vritet me gur, lavirja bishtperdredhur”, shkruan Fatma.

Një tjetër personazh që ka reaguar nga këto deklarat ka qenë edhe këngëtarja Barbana Dini.

“Elvis Naçi më zhgenjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët ti kthesh në viktima,dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi. Meqënëse, mesa kamë parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës.”,- shkruan Barbana./Blitz.al/

Shperndaje