Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fejohet Morena Taraku?

Fejohet Morena Taraku?
April 17
22:21 2016

Modelja Morena Taraku e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg medias dhe rrjeteve sociale.

Bukuroshja ka qenë shumë e rezervuar dhe nuk ka pranuar  asnjëherë publikisht se ka një të dashur, edhe pse herë pas herë përshëndeste dhe falënderonte dikë, që e konsideronte njeriun e zemrës, nëpërmjet postimeve në Instagram. Edhe pse nuk dihet kush është njeriu i saj i zemrës, Morena ka postuar në Snapchat një foto ku shihet qartazi një unazë fejese në dorën e saj.

Sa e fshehtë paska qenë dhe kjo Morena! Nuk na mbetet veçse të presim, në qoftë se do ta bëjë publike lidhjen e saj apo do të vazhdojë ta ruajë si një sekret, duke na treguar vetëm unaza dhe ora.

image

Komento
Etiketimet
Shperndaje