Blitz

 Breaking News

Fatmir Hysenbelliu e thotë troç, kjo është arsyeja e ndarjes me Anxhelinën!

Fatmir Hysenbelliu e thotë troç, kjo është arsyeja e ndarjes me Anxhelinën!
February 27
15:03 2020

Së fundmi, Fatmir Hysenbelliy ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku një vëmendje të veçantë në këtë intervistë ai i kushtoi dhe ish-të dashurës, Anxhelina Hadërgjonaj dhe arsyes së ndarjes së tyre.

Teksa kujtoi momentet e bukura pranë ish-të dashurës, Fatmiri i tha moderatores Ester Bylyku: “Por mos më pyet ‘A do ktheheni bashkë’, sepse besoj se kur një gjë mbyllet, nuk duhet të hapet më, sepse jeta vazhdon përpara.”

Ester BylykuJu mbetët miq, për respekt të kohëve që keni kaluar? Apo thatë, mbase po të vazhdojmë kontaktin, nuk i dihet se çfarë mund të ndodh mëvonë, pra i latë një gjysëm dere hapur njëri-tjetrit?

Fatmir HysenbelliuJo, nuk ka qenë ashtu. Ne kemi patur një ndarje shumë normale. Nuk kemi patur një ndarje që jemi zënë, ose ka patur diçka madhore. Thjesht, distanca dhe shumë faktorë të vegjël, jo diçka e madhe. Shumë çifte ndahen prej tradhëtisë apo gjëra të tjera. Nuk ka qenë asnjë nga këto faktorë, thjesht distanca. Dhe ne e kishim xhan njëri-tjetrin dhe akoma e kemi, ndaj kemi mbetur miq.

Share