Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fatma Methasani tregon episodin komik kur familjarët e saj lexuan letrën e dashurisë që Alfio i kishte shkruar

Fatma Methasani tregon episodin komik kur familjarët e saj lexuan letrën e dashurisë që Alfio i kishte shkruar
April 21
17:29 2019

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani pas vitesh lidhje vendosën ta pranonin më në fund  publikisht se duheshin. Ky lajm i gëzoi shumë fansat e tyre dhe kushdo që i ndjek në rrjete sociale e kupton se mes tyre ka romanticitet.

Fatma ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka folur edhe për historinë e saj të dashurisë me Alfion.

Ndryshe nga sa mund ta mendoni ju Alfio në të vërtetë qenka një djalë romantikë që i pëlqen herë pas here të surprizojë të dashurën e tij.

Moderatorja e “Fun Day” u ka treguar Fatmës dhe Aulonës një  episod shumë të lezetshëm që ka ndodhur në familjen e saj.

” Alfio është romantik, më shumë nga sa e kam pritur. Se kur e pash në fillim çun i gjatë, me tatuazhe thashë lëre. Por ai është detajist, i luleve i ëmbëlsirave dhe i letrave. Unë vdes për çuna që shkruajnë. Unë kam një kuti plot me letra.

Do ju tregoj një shembull, besoj do qeshni. Janë futur familjarët e mi duke më lexuar letrën. Dhe në një ndër këto letrat Alfio thoshte: Unë mezi pres që të bëjmë një vajzë që ka buzëqeshjen tënde. Edhe në shtëpinë time, që nuk më shohin me sytë e Alfios thanë: Ah tani e kuptova që dashuria është e verbër, si mund të duash një vajzë me buzëqeshjen e Fatmës? Ai shkruan kështu gjërash, flet për të ardhmen, më duket edhe mua vetja e bukur kur lexoj se çfarë shkruan.”- rrëfeu Fatma duke shtuar se pikërisht fakti që ai është kaq detajist apo i dhënë pas saj e forcon akoma edhe më shumë lidhjen e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje