Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fatma Methasani e tregoi si me stil se vjehrra e saj ka një rol shumë të rëndësishëm në raportin me Alfion

Fatma Methasani e tregoi si me stil se vjehrra e saj ka një rol shumë të rëndësishëm në raportin me Alfion
February 15
19:34 2019

Duket disi e çuditshme ta thuash por ka disa nuse në këtë botë që thjesht u ka rënë fati të kenë vjehrra jo vetëm të mira, po nga ato që e meritojnë plotësisht respektin dhe dashurinë.

Një prej këtyre personave është Fatma Methasani. Prej disa muajsh moderatorja e njohur e ka bërë publike lidhjen e saj me Alfio Rotanin.

Ata tashmë janë një çift edhe publikisht, pasi familja e ka ditur prej kohësh. Së fundmi në një intervistë për Revista Who, çifti më i ri i ekranit kanë zbuluar 14 gjëra që ne nuk i dinim për ata.

Një fakt shumë i rëndësishëm i thënë prej Fatmës zbuloi më shumë për marrëdhënien që ka ajo me mamanë e Alfios.

“Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.”,- është shprehur moderatorja e “Fun day”.

Duket se mamaja e Alfios ka një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e  çiftit të ri. Por rëndësia e këtij roli vjen si pasojë e raportit të ngushtë dhe të mirëndërtuar me të birin por edhe me të dashurën e tij. Fakti që kjo gjë pohohet nga vetë Fatma tregon se ajo vetë e ka shumë përzemër nënën e Alfios (teknikisht vjehrrën) dhe po e njëjta gjë vlen edhe anasjelltas. Ia vlen t’i përgëzosh për këtë gjë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje