Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fatma Haxhialiu më shumë se një kopertinë. Jep mesazhin e fortë: Vajzat mund të jenë gjithçka duan!

October 12
15:24 2018

Vajzat mund të jenë gjithçka që duan, mjafton të jenë vetvetja pasi kjo është superfuqia jonë.

Në showbiz apo ekran ka personazhe që me të vërtetë të frymëzojnë të ndjekësh shembullin e tyre, disa të tjerë që të thonë “bëj si them unë por jo si bëj unë” dhe mes tyre  ka edhe nga ata që ngrenë peshë fuqinë femërore duke treguar se ëndrrat dhe planet nuk janë të pamundura. Vajzat mund të jenë gjithçka dhe të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë.

Fatma Haxhialiu është një personazh që rrjetet e saj sociale më shumë se për të treguar copëza nga jeta i ka kthyer në një blog rrëfimi dhe thirrjeje mbi kauza nga më të ndryshmet me të cilat hasemi. Fatma e “Thumb”-it gjithnjë e ka ngritur zërin për vajzat, duke i këshilluar shpesh se fuqia e tyre eklipson çdo pengesë dhe se për ne, gjininë femërore mjafton vetëm dëshira dhe guximi dhe mund të qeverisim gjithçka duam.  Pengesat janë thjesht teknikë që dështojnë përpara vullnetit të hekurt dhe punës së palodhur.

Pak ditë më parë Fatma zgjodhi që të jepte një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat shqiptare. Moderatorja dhe autorja e “Thumb” u shfaq në kopertinën e revistës “Star people”  dhe zgjodhi ta publikonte atë në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave duke ia dedikuar tërësisht këtë kopertinë dhe intervistë atyre.

Në kopertinë shfaqej një Fatma ndryshe në look, më seksi (edhe pse me kostum) por me mesazhe të njëjta. Një nga gjërat që e karakterizon si personazh janë kaçurrelat e saj të cilat këtë herë kishte vendosur ti ndryshonte pak, duke treguar se një vajzë mund të jetë si të dojë dhe çfarë të dojë, në look, në jetë, në karrierë dhe në përditshmëri.

Kjo ishte një kopertinë mjaft e realizuar, look-u i Fatmës, ndryshimi që ajo zgjodhi të bënte padiskutim që u komplimentua shumë, nga ndjekësit, nga kolegët e fansat e saj edhe pse revista ende nuk ka dalë në print. Megjithatë përtej komplimentave për ndryshimin në pamje (për të cilin Fatma duhet ta marrë në konsideratë ta bëjë më shpesh), duhet komplimentuar në fakt ajo që do të lexohet në intervistën që moderatorja ka dhënë për këtë revistë, një pjesë të së cilës mesazhin më thelbësor, e ndau në Insatgram:

“Meqënëse  sot është Dita Ndërkombetare e Vajzave, vendosa ta ndaj me ju kopertinën time për @revista_starpeople duke ja dedikuar këtë kopertine dhe intervistë të gjitha vajzave atje jashtë, që po përpiqen shumë dhe po luftojnë me gjithçka kanë për t’ja dalë mbanë. E di që nuk është e lehtë, e provoj në lëkurë çdo ditë, gjithë mundin për të arritur gjërat që dua.
Por hej vajza, është e veshtirë, ama jo e PAMUNDUR.
Duke besuar te vetja, duke punuar shumë, duke thënë DO JA DAL, më besoni nuk do jetë e largët dita kur do i kënaqeni rezultatit.
Veshtirë shumë të dashurat e mia, lot, djersë dhe sakrifica, ama kur arrin vet pa kompromise të fëlliqta dhe pa i shitur shpirtin djallit, më besoni edhe një hap i vogël drejt asaj që duam, quhet SUKSES.
LIMITED EDITION si çdo vajzë atje jashtë, sepse të qenit vetvetja është SUPERFUQIA jonë!
VAJZAT MUND TE JENE GJITHCKA DUAN!!!!”

 

View this post on Instagram

 

Mqs sot eshte Dita Nderkombetare e Vajzave, vendosa ta ndaj me ju kopertinen time per @revista_starpeople duke ja dedikuar kete kopertine dhe interviste te gjitha vajzave atje jashte, qe po perpiqen shume dhe po luftojne me gjithcka kane per tja dal mbane. E di qe nuk eshte e lehte, e provoj ne lekure cdo dite, gjithe mundin per te arritur gjerat qe dua. Por hej vajza, eshte e veshtire, ama jo e PAMUNDUR. Duke besuar te vetja, duke punuar shume, duke thene DO JA DAL, me besoni nuk do jete e larget dita kur do i kenaqeni rezultatit. Veshtire shume te dashurat e mia, lot, djerse dhe sakrifica, ama kur arrin vet pa kompromise te felliqta dhe pa i shitur shpirtin djallit, me besoni edhe nje hap i vogel drejt asaj qe duam, quhet SUKSES. LIMITED EDITION si cdo vajze atje jashte, sepse te qenit vetvetja eshte SUPERFUQIA jone! VAJZAT MUND TE JENE GJITHCKA DUAN!!!! Faleminderit super skuadres qe punoi per kete projekt qe e shijova pamase; @lindaprendii love u supergirl❤ Shnderrimi i shumepritur nga me te mirat @lorel_makeupartist Veshjet super cool @miranda_dupi 😘 Fotot uaxhaxhaxha from the master 😍 @endritmertiri

A post shared by sipas_fatmes (@sipas_fatmes) on

Fatma ka 121 mijë ndjekës në Instagram-in e saj shumica e të cilëve janë aty sepse ajo jep këshillat e duhura. Si një vajzë e cila ka vite në televizion dhe i ka ngjitur shkallët e karrierës duke qenë vetvetja, qëllimi i saj është shumë i thjeshtë: Vajzat gjithnjë janë paragjykuar, u janë mbyllur dyer sepse nuk kanë pranuar të bëjnë kompromise, paragjykohen shpesh për pamjen e tyre të jashtme por ja që në nëse ti mundesh mund t’ja dalësh dhe të thyesh çdo lloj paragjykimi. Beso tek vetja dhe ec përpara, do e shohësh se do ecësh aq larg sa askush nuk do të të ndalë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje