Blitz

 Breaking News

Fansi i çmendur terrorizon Isida Mollaymerin, e puth me zor në mes të intervistës!

Fansi i çmendur terrorizon Isida Mollaymerin, e puth me zor në mes të intervistës!
December 04
18:27 2019

ThumbON godet sërish. Këtë të dielë vjen në trasmetim një kamera të fshehtë me një tjetër personazh. Pas suksesit të dy kamerave të para të trasmetuara me Rezarta Shkurtën dhe Niko Komanin, këtë herë në grackë ka rënë balerina e njohur Isida Mollaymeri.

Gazetari i ThumbON, Ronaldo Sharka fton Isidën për një intervistë në një prej lokaleve në bllok, ndërkohë gjatë intervistës, aktori i ThumbON kalon “rastësisht” dhe hiqet si fans i çmendur i i Isidës. Fillimisht i kërkon foto, e puth pa aprovimin e saj në gushë, më pas ulet dhe i hedh fjalë provokative nga tavolina ngjitur por nuk mbaron me kaq. Aktori i ThumbON pengon intervistën duke u ngritur dhe insiston për më shumë mundësi njohjeje me Isidën, duke pasur përplasje me gazetarin dhe produksionin në xhirim,  kjo e fundit tensionohet dhe largohet nga intervista. Se çfarë ndodh më tej, e mësoni të dielën në orën 21:00 në RTV ORA.

Share