Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansat zbulojnë sozinë e Flor Binajt në Dhërmi, por shpjegimi që aktori i jep kësaj ngjashmërie do ju bëjë të qeshni me lot!

Fansat zbulojnë sozinë e Flor Binajt në Dhërmi, por shpjegimi që aktori i jep kësaj ngjashmërie do ju bëjë të qeshni me lot!
August 30
15:53 2018

Aktori i humorit Florjan Binaj ka postuar në Instagramin e tij një foto të një djali në plazh, duke lexuar një libër.

Të gjithë menduan se në foto ishte vetë aktori disa vite më parë, por në fakt ishte një tjetër person. Ngjashmëria mes tyre ishte e frikshme, dukeshin pothuajse identikë. Djali në foto duket si sozia e Florjanit. Por Binaj ka sqaruar se foton i’a kishin dërguar fansat dhe se djalin në foto nuk e njihte aspak.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë dicka të re por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme” – ka shkruar aktori në formë batute krahas fotos së postuar.

Si gjithnjë Flori e ka kthyer gjithçka në batutën e rradhës edhe pse me siguri ka qeshur shumë kur e ka parë foton. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje