Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fakte të reja dalin në dritë: Brad Pitt telefonoi Jennifer Aniston menjëherë pas ndarjes nga Angeline Jolie

Fakte të reja dalin në dritë: Brad Pitt telefonoi Jennifer Aniston menjëherë pas ndarjes nga Angeline Jolie
July 11
16:31 2019

Po! Mund të tingëllojë e çuditshme por Brad Pitt ka telefonoi ish- bashkëshorten Jennifer Aniston fill pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Raportohet se gjatë periudhës së vështirë të divorcit me Jolie, aktori i famshëm e kishte të nevojshme të fliste me Aniston, dhe kjo e fundit duket se nuk ka nguruar ta dëgjojë.

Një burim për “Us Weekly”  ka rrëfyer se Pitt ka telefonuar Aniston dhe i ka treguar për vështirësitë dhe stresin me të cilin po përballej, menjëherë pas ndarjes nga Jolie.

I njëjti burim tha se dyshja foli rreth së shkuarës dhe mundësisë për ndoshta një rikthim mes tyre, por në fund ranë dakord për të mbetur vetëm miq.

Mediat shkruajnë gjithashtu se aktori i ka kërkuar ndjesë Aniston për komentin e hidhur që lëshoi vite më parë, fill pas ndarjes së tyre. Asokohe, Brad deklaroi asokohe se martesa me Jennifer e kishte trashur dhe mërzitur.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje